Fjalë Kyçe

Mustafa reagon për aksidentin në Gjilan, paralajmëron masa rigoroze

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka reaguar pas aksidentit të rëndë që u shkaktua nga një kamion në Gjilan e ku si pasoj vdiq një person dhe 16 të tjerë mbetën të lënduar.

Mustafa i ka dërguar telegram ngushëllimin familjes së personit të vdekur në këtë aksident, ndërsa u ka bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Humbja e jetës së qytetarit në Gjilan dhe lëndimi i shumë të tjerëve është ngjarje shumë e rëndë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushllimet më të sinqerta. U bëj apel pjesëmarrësve në komunimacion që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor”.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, vazhdojnë të jenë të pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik do të vazhdojnë zbatimin e pa kompromis dhe rigoroz të rregullave të trafikut rrugor”, ka deklaruar ministri Mustafa.