Fjalë Kyçe

Mustafa tregon se çka u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Mustafa tregon se çka u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, shkruan GazetaAlo.

Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa pas mbledhjes ka mbajtur një konferencë për shtyp ku tha se është diskutuar për dy çështje në mbledhje.

Mustafa u shpreh se është diskutuar për arritjet e LDK-së në zgjedhjet e fundit, ato nacionale dhe lokale, dhe çështja tjetër zgjedhja e Kryesisë.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

I pyetur nëse kanë diskutuar për partnerët e mundshëm të koalicionit, ai tha se nuk kemi diskutuar ende për këtë çështje dhe pritet që nesër në mbledhjen e ardhshme në ora 11:00./GazetaAlo/