Fjalë Kyçe

Ndizen qirinj në kujtim të viktimës së aksidentit në Gjilan

Ndizen qirinj në kujtim të viktimës së aksidentit në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj.

Ai ka ftuar qytetarët që në ora 20:00 të bashkëngjiten për ta nderuar veprën dhe jetën e personit që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, transmeton Klan Kosova.

“Me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj. Së bashku me stafin tim, ftoj qytetarët që në ora 20:00 të na bashkëngjiten në nderim të jetës dhe veprës së tij”.