Fjalë Kyçe

Ndryshojnë temperaturat, ky është moti për dy ditët në vazhdim

Ndryshojnë temperaturat, ky është moti për dy ditët në vazhdim

Pas këtyre ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzoj mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshoj kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi.

Instituti hidrometeorologjik njofton se vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 grad celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s./Gazeta Alo/