Fjalë Kyçe

Në Gadime të Lipjanit gjendet një trup i pajetë

Në Gadime të Lipjanit gjendet një trup i pajetë

Një trup i pajetë është gjetur në Gadime të Lipjanit, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazetën Express se në Gadime është gjetur një trup i pajetë, por nuk është identifikuar akoma.

“Është gjetur një trup  pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Indeksonline ka raportuar duke u thirrur në burime se dyshohet se trupin i vdekur është i 23-vjecarit nga Lipjani. Shqipdon Aliu nga Lipjani që u raportua si i zhdukur nga familja e tij një javë më parë.