Fjalë Kyçe

Në këtë qytet po prin bindshëm Blerim Reka

Në këtë qytet po prin bindshëm Blerim Reka

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, është duke publikuar rezultatet e para.

Sot në Maqedoninë Veriore janë mbajtur zgjedhjet presidenciale, shkruan lajmi.net.

Në bazë të publikimit të rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tyre, në qytetin e Gostivarit deri më tani është duke prirë kandidati i pavarur shqiptar, Blerim Reka.

Në bazë të fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani në Gostivar, Blerim Reka ka marrë 3 mijë e 451 vota apo 45.87 për qind, shkruan më tutje lajmi.net.

Kurse kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka arritur ë mbledh 1 mijë e 492 vota apo 19.83 për qind të votave në Gostivar.

Ndërkaq, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, në bazë të këtyre të dhënave ka arritur të mbledh 196 vota apo 2.60 për qind.