Fjalë Kyçe

Në Prishtinë, banorët e “Dardanisë” kanë ankesa në tarifat e Termokosit

Në Prishtinë, banorët e “Dardanisë” kanë ankesa në tarifat e Termokosit

Të ftohtit e dimrit më shumë e kaloi duke ngrohur me dru.

Kështu Ismet Zeqiri veproi pavarësisht investimit të madh që shtëpia e tij të lidhet me ngrohtoren e kryeqytetit “Termokos” në 2017-ën .

Atë e shfrytëzoi shumë rrallë pasi faturimi iu dyfishua pas instalimit të orëmatësve, njofton Klan Kosova.

Madje Zeqiri pretendon se këto mjete u vendosen gabimisht në shtëpinë e tyre.

Telashe të njëjta ka edhe Metiner Rexha, i cili nga 226 sa pagoi për metër katror, fatura iu ngrit në 450 euro pas instalimit të orëmatësit .

Ai e sheh diskriminues faktin që “Termokos” e as ZRRE nuk përcaktoi një tarifë tjetër për konsumator shtëpiak por i barazoi me ata komercial e institucional.