Fjalë Kyçe

Nëna detyrohet t’i braktisë tre fëmijët nga martesa e parë

Nëna detyrohet t’i braktisë tre fëmijët nga martesa e parë

Në një nënë ia ka dorëzuar shtetit tre fëmijët e saj nga martesa e parë. Ditën e martë, nëna e fëmijëve i paraqiti në polici për të hequr dorë nga amësia.

Derisa vogëlushët u shoqëruan në strehimore, gruaja u lirua me procedurë të rregullt.

Udhëheqësja e Qendrës  për punë sociale, Sevdije Ibrahimi, që ka marrë rastin në trajtim tha se fëmijët janë nga martesa e parë e nënës.

“Kjo ka qenë një nënë e rimartuar në një qytet tjetër, jashtë Prishtinës. Ajo i ka 3 fëmijë nga martesa e parë, ndërsa nga martesa e dytë i ka dy fëmijë të tjerë. Fëmijët nga martesa e parë, janë 16, 15 dhe 11-vjeçarë”, ka thënë Sevdije Ibrahimi.

Zonja Ibrahimi pak a shumë sqaroi atë çka ajo beson.

“Si duket bashkëshorti i saj këta fëmijë i ka fshehur nga familjarët e tij, andaj në momentin kur ata e kanë kuptuar, ai këta fëmijë nuk ka qenë në gjendje që t’i mbajë dhe i kanë largu”, ka sqaruar znj. Ibrahimi.

Kështu organi i kujdestarisë tani detyrohet këta fëmijë t’i strehojë brenda familjes nga ana e babit apo nënës, në të kundërtën do t’i mbajë në strehimore apo në familje të tjera. E në këto rrethana gjendja emocionale e të braktisurve nuk është e mirë.

“Psikologët do të punojnë me fëmijët”, ka premtuar znj. Ibrahimi.

Kjo në fakt është hera e dytë që kjo grua i braktisë fëmijët, e para ishte në gusht të 2008 kur u braktisën atëkohë nga babai dhe nëna e tyre.