Fjalë Kyçe

Nesër inaugurohet “Shtegu i arinjve” në Gërmi

Nesër inaugurohet “Shtegu i arinjve” në Gërmi

Llubi Alpin Prishtina ka njoftuar se nesër, të premten, do të bëhet inaugurimi i “Shtegut të arinjve” në Gërmi, vendpiknikun e kryeqytetasve.

Në njoftimi e bërë për media, thuhet se tubimi do të mbahet në Qendrën Rekreative të Gërmisë duke filluar prej ora 10:00.

Ky shteg do të lidh parkun e Gërmisë me strehimoren e arinjve dhe liqenin e Badovcit.

“Në bashkëpunim me partnerët dhe përfaqësuesit e organizatave sportive në Prishtinë, ju ftojmë të na bashkoheni në hapjen promovuese të ‘Shtegut të arinjve’ (5.6 km), tubim i cili do të mbahet këtë të premte, më 22 nëntor prej orës 10:00, në Qendrën Rekreative të Gërmisë. Pas tubimit promovues, është planifikuar një tour me biçikleta deri në liqenin e Badovcit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e bërë nga Klubi Alpin Prishtina thuhet se shtegu është komponentë e rëndësishme e planit për zhvillimin e Parkut të Gërmisë në veçanti, dhe Zonës Turistike të Gollakut, gjithnjë në koordinim me organet kompetente të Komunës së Prishtinës dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.