Fjalë Kyçe

Nga Instituti Kombëtar deklarohen për dyshimet se gratë e kthyera nga Siria u prekën nga malaria

Nga Instituti Kombëtar deklarohen për dyshimet se gratë e kthyera nga Siria u prekën nga malaria

Zyra për komunikim me Publikun e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë pasur dyshime se disa gra të riatdhesuar nga të premten nga Siria për në Kosovë ishin prekur nga sëmundja e Malarias. Nga, IKSHP, deklarohen  se kanë pasur dyshime por analizat kanë dal negative.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth kësaj çështjeje ka pasur dyshime se disa gra janë prekur nga malaria si dhe  leishmania. Por analizat për këto dyshime kanë rezultuar si negative”, deklarojnë për Express, zyrtarë të IKSHP’së.

E, Gazeta Express, mëson se dy gra që nga dita e hënë janë duke u trajtuar në Infektivën e QKUK-së.

Mirëpo, detaje për gjendjen e tyre shëndetësore nuk kanë dhënë për Express, asnjëri nga zyrtarët e QKUK-së. Tutje sipas burimeve të gazetës, mëson se dy gratë që janë duke qëndruar në Infektivën e QKUK’së janë të riatdhesuarat M.T si dhe Sh.T.

Infeksioni Malaria me të cilin po dyshohet se këto gra kanë ardhur nga Siria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këta parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në trupin e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut.

Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse.

Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milion vetave.

E këto dy të riatdhesuara, kanë munguar edhe në seanca dëgjimore që u mbajtën gjatë dy ditëve të kaluara në Gjykatën Themelore të Prishtinës.