Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë, burri mbyt gruan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në fshatin Grekan të Gramshit, ku një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij 3 vite më të vogël.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë mundur të vërë në pranga shtetasin me inicialet A.H., shkruan TCH.

Rrethanat e krimit janë ende të paqarta, ndërsa tashmë dosja ka kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për hetime të mëtejshme.