Fjalë Kyçe

Ngrihen dy aktakuza për keqpërdorim detyre dhe dëmtim të vulvae zyrtare

Ngrihen dy aktakuza për keqpërdorim detyre dhe dëmtim të vulvae zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimit komunal në Prizren, për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe F.H. për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose shenjave sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

E.B., dyshohet se në periudhën 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimit komunal, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare ekzekutive, ashtu që shkel ligjin për ndërtimin duke mos rrënuar objektin i cili nuk kishte leje ndërtimi, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Sipas aktakuzës, E.B. nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rrënimin e objektit të ndërtuar në lagjen Jenimahall nga investitori me pronar F.H., i cili nuk ka pasur leje për trembëdhjetë kate, por i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbaleve duke mos sjellë konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, duke mundësuar kështu dobi pasurore 13 kate për investitorin.

Ndërsa, i akuzuari i dytë F.H., më datë 03.06.2017 në kohë të pacaktuar heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar me qëllim të sigurimit të objektit, në atë mënyrë që pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunalë të ndërtimit në Prizren, nuk i përfill vërejtjet e dhëna mbi ndalimin e punimeve në objektin e ndërtimit dhe vendosjen e shiritave.

Në këtë mënyrë ai ka hequr shiritat e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare dhe vazhdon ndërtimin e objektit.