Fjalë Kyçe

Një kamion shkakton aksident të rëndë në Gjilan, një i lënduar

Një kamion shkakton aksident të rëndë në Gjilan, një i lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Livoç të Gjilanit.

Në fshatin Livoç të Gjilanit, një kamion ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur dy kamionë të tjerë me ç’rast është lënduar rëndë edhe një person.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, dyshohet se një kamion në lëvizje ka humbur kontrollin duke mos ju përshtatur kushteve, shpejtësisë dhe gjendjeve në rrugë dhe i ka goditur dy kamionë të tjerë gjatë përball kalimit, në këtë rast një person është lënduar më rëndë dhe është dërguar në qendrën spitalore të Gjilanit. Policia ka dal në vendin e ngjarjes për t’i ditur saktë shkaktarët e aksidentit”, ka treguar Hashani.