Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim per dy personat nga rasti me trafikim me njerëz

Një muaj paraburgim per dy personat nga rasti me trafikim me njerëz

Gjykata Themelore në Prishtinë i Departamentit për Krime të Rënda, ka njoftuar se personave A.S. dhe A.R. u është caktuar masa e paraburgimit për shkak të veprës penale Trafikim me njerëz, shkruan Insajderi.

Sipas vendimit, të pandehurve iu është caktuar një muaj paraburgim.

Gjykata njofton se ekzistojnë rrethana që nëse të pandehurit mbrohen në liri, mund të asgjësojnë, fshehin provat e veprës penale, e po ashtu, sipas njoftimit, duke e ditur të kaluarën kriminale, tregojnë se të pandehurit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën e mitur, po ashtu mënyra dhe vepra penale trafikimi i një të miture, shfrytëzimi i të miturës për shkak të rrethanave të vështira sociale, sjellja e mëparshme e të pandehurve të cilët dyshohen për një mori veprash penale të llojeve dhe natyrave të ndryshme, tregojnë rrezikun se nëse lihen në liri të pandehurit mund të përsëritin veprat penale të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.