Fjalë Kyçe

Një pjesë e opozitës serbe bojkoton seancën mbi Kosovën

Një pjesë e opozitës serbe bojkoton seancën mbi Kosovën

Një pjesë e opozitës serbe nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Parlamentit, në agjendën e së cilës është një raport për Kosovën, pasi ata besojnë se kjo është një “joshje për kthimin e opozitës në parlament”.

Këtë e thanë sot në një konferencë për media Goran Çiriq (DS), Bosko Obradoviq (Dveri), Sanda Rashkoviq-Iviq (Partia Popullore), Marko Gjurishiq (SDS) dhe Mariniq Tepiq (Partia e Lirisë dhe Drejtësisë) thanë në një konferencë të përbashkët të shtypit në Parlamentin serb sot.

Çiriq tha se tema e Kosovës është e rëndësishme, por se ai nuk do të marrë pjesë në seancën pasi, ajo është një “performancë” në funksion të fushatave parazgjedhore dhe sulmeve ndaj opozitës.

Tepiq tha se sesioni i sotëm është “vetëm një karrem për opozitën” dhe se raporti nuk ka përgjigjet kryesore për të cilat ata janë duke pritur për shtatë vjet.

Ajo shtoi se raporti për punën e zyrës për Kosovën duhet të prezantohet nga  Marko Gjuriq dhe jo nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Gjuriçiq tha se qeveria vazhdimisht u përpoq t’i kthente anëtarët e opozitës në parlament që kur u bashkuan me protestuesit, duke caktuar një seancë mbi financimin e Vojvodinës, ndryshimet në Kodin Penal dhe tani për Kosovën.

“Ky është kulmi i përpjekjes së tyre për të na thyer në vendimin për të mos marrë pjesë në seancën plenare”, tha Gjurishiq duke shtuar se kjo nuk do të ketë sukses.

Seanca për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ishte caktuar fillimisht në ora 10.00, por është shtyrë për në ora 16.00. Aty pritet që presidenti Vuçiq do të diskutojë për rreth 2-3 orë.