Fjalë Kyçe

Një tërmet i shkallës së mesme godet Shqipërinë, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet i shkallës së mesme godet Shqipërinë, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet sapo ka ndodhur në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë. Shkalla e magnitudës ka qenë 5.8. Gazeta Alo do të iu mbajë të informuar.

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndierë edhe në Prishtinë, për disa sekonda.

Tërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.