Fjalë Kyçe

Nxënësit mësojnë me tekste të vjetra pasi dështon konkursi për botimin e librave të rinj

Nxënësit mësojnë me tekste të vjetra pasi dështon konkursi për botimin e librave të rinj

Është java e tretë që nxënësit e klasës së dhjetë në gjimnazin “Ahmet Gashi” po e zhvillojnë orën e kimisë pa tekstet e reja. Profesoresha e Kimisë, Florije Rusinovci, po e mban orën mësimore me tekstin e vjetër, që nuk përputhet me kurrikulën e re, raporton KTV.

Ajo thotë se kjo po ndikon negativisht te nxënësit, pasi në pritje të librave të rinj, ende nuk i kanë blerë as të vjetrit. Me tekste të vjetra po zhvillohet edhe ora e matematikës dhe ajo e gjeografisë.

Ministria e Arsimit, në anën tjetër, thotë se asnjë prej dorëshkrimeve nuk i ka plotësuar kriteret minimale dhe konkursi për botimin e librave të rinj do të përsëritet.

Bytyqi ka paralajmëruar se konkursi mund të shpallet javën tjetër.