Fjalë Kyçe

Pacolli i shkruan Mogherinit: BE të ndalojë veprimet nga Beogradi

Pacolli i shkruan Mogherinit: BE të ndalojë veprimet nga Beogradi

Behgjet Pacolli i ka shkruar letër përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka shkruar letër përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

Përmes kësaj letre, Pacolli i ka shprehur Mogherinit shqetësimin lidhur me arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Postimi i plotë i Pacollit:

Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore . Unë i bëj thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi. Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.