Fjalë Kyçe

Pallaska për Telekomin: Prona publike nuk duhet të trajtohet si plaçkë e luftës

Pallaska për Telekomin: Prona publike nuk duhet të trajtohet si plaçkë e luftës

Analisti Dastid Pallaska në emisionin Pressing ka folur për gjendjen e Telekomit, duke thënë se prona publike është parë si plaçkë e luftës, e kësisoj Telekomi si aset publikm sipas Pallaskës, nuk ka pasur pronar që do të kujdesej për të.

“E kam thënë edhe më herët, shteti nuk duhet të trajtohet si plaçkë e luftës”, ka thënë Pallaska.

Ai thotë se në debatin parlamentar për Telekomin, deputetet nuk po shqetësoheshin për shkatërrimin e kompanisë, por se nuk ishin të kënaqur që njëri ka plaçkitur më shumë se tjetri.

“Në debatin e pamë se ekziston vetëm një mosmarrëveshje. Secili grup u pa që nuk është i kënaqur me plaçkën që e ka marrë dhe kjo është mosmarrëveshja thelbësore e tyre”, ka thënë Pallaska.

Sipas analistit, gjendja e tanishme e Telekomit erdhi në këto ditë pasi ajo, si aset publik, nuk u menaxhua nga askush siç duhet.

“Si arriti një kompani private të merr aq shumë prej Telekomit? Sepse nuk pati zot shtëpie”

“Interesi publik nuk ekziston më vete. Po të ishte një pronar privat do ta mbronte Telekomin shumë më mirë”, ka shtuar ai.

“Telekomi po falimenton sepse është aset publik”, ka thënë tutje Pallaska.