Fjalë Kyçe

Pamje nga momenti kur pesë të arrestuarit për fajde futen në Gjykatë

Pamje nga momenti kur pesë të arrestuarit për fajde futen në Gjykatë

Kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës pesë personat e arrestuar sot gjatë ditës nën dyshimet për fajde dhe krim të organizuar.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, Mentor Maqani, Ilir Bojku, Rrahim Hashim dhe Adil Thaçi janë pritet të paraqiten para trupit gjykues.

Për këta të dyshuar do të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Grupi në krye mafiozin mitrovicas Ismet Osmani – Curri, Rrahim Hashimi, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani dhe A.Th., E.L dhe Z.J sot pritet të dalin para gjykatësit lidhur me masën e sigurisë.

Ata gjenden të ndaluar për 48 orë ndërkohë që Prokuroria ndaj tyre ka kërkuar masën e paraburgimit.
Policia pas përfundimit të operacionit ka bërë të ditur se krimet e mafiozit Ismet Osmani dyshohet se peshojnë peshojnë mbi 6 milionë euro.

Sipas policisë Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro”, thuhet në njoftimin e policies.