Fjalë Kyçe

“Pastrimi” nuk po ua mbledh mbeturinat, qytetarët ankohen ndërsa kompania arsyetohet

“Pastrimi” nuk po ua mbledh mbeturinat, qytetarët ankohen ndërsa kompania arsyetohet

Hyrja e banesës i ngjan një deponie ilegale të bërllokut. Por këtu, çdo ditë kalojnë banorët e një ndërtese në rrugën Gustav Majer në Prishtinë.

Hyrja e objektit ku ata jetojnë, është vërshuar nga mbeturinat.

Banorët ankohen se kompania “Pastrimi”, nuk po e mbledh bërllokun që ata po grumbullojnë.

Nezir Krasniqi, i cili është edhe përgjegjës i objektit, thotë që kjo gjendje e krijuar, po ia largon qiraxhinjtë.

Kurse nga kompania e rajonale e mbeturinave “Pastrimi”, thonë që deri me tani nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga banorët.

Arbnora Ademi kërkon nga banorët që mbeturinat t’i vendosin në apo pranë kontejnerëve, në mënyrë që të mos krijohen situata të tilla.