Fjalë Kyçe

Përfundon ankandi i mbajtur për Burbuqe Berishën: Ja sa para u mblodhën për shërimin e saj

Përfundon ankandi i mbajtur për Burbuqe Berishën: Ja sa para u mblodhën për shërimin e saj

Komuniteti artistik vendosi të organizoj një ankand të pikturave, paratë e të cilave do të jepen për shërimin e regjisores Burbuqe Berisha.

Artistët që i kanë dhuruar pikturat në shitje janë Luan Mulliqi, Zake Prelvukaj, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci, Arben Shala, dhe shumë të tjerë, ndërsa organizimi u udhëheq nga aktori Fatmir Spahiu.

Ky organizim u mbajt në ‘Menza Ramiz Sadiku’ ku pati shumë dashamirës dhe artdashës, por edhe politikanë. Mund të thuhet se ankandi ka përfunduar me sukses pasi që të gjitha pikturat që ishin në këtë ankand u shitën dhe deri tani janë mbledhur 13 mijë euro.