Fjalë Kyçe

Përplasje qëndrimesh në ditën e Ushtrisë ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Përplasje qëndrimesh në ditën e Ushtrisë ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Pasi Bashkimi Evropian, gjegjësisht zëdhënësja e tyre Maja Kocijançiq dha qëndrimin në emër të BE-së se ata vazhdojnë të mos pranojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i është përgjigjur duke kërkuar leximin me kujdes të Kushtetutës së Kosovës.

Kocijançiq nëpërmjet faqes zyrtare të BE-së, ka shkruar se FSK duhet të ndryshohet vetëm nëpërmjet një procesi gradual dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës sot ka adoptuar legjislacionin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Sikur NATO, edhe BE-ja vazhdon të ndajë qëndrimet e njëjta dhe mandati i FSK-së duhet të ndryshoj vetëm nëpërmjet gjithëpërfshirës dhe një procesi gradual në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kocijançiq, shkruan GazetaAlo.

I shpejtë ka qenë edhe kundërpërgjigjja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ata i kanë thënë Kocijançiqit se mandati i FSK-së është i përcaktuar me ligj.

“E nderuara Maja Kocijançiq, mandati i FSK-së është i përcaktuar me ligj, dhe jo kushtetutë. Ne ju sugjerojmë që të lexoni me kujdes Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë MPJ, transmeton Gazeta Alo.

Sot Kosova ka kaluar tri projektligjet të cilat lejojnë transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës./GazetaAlo/