Fjalë Kyçe

Përveç Molliqajt edhe ky deputet i PSD-së thotë se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK

Përveç Molliqajt edhe ky deputet i PSD-së thotë se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK

Në seancën e Kuvendit të mbajtur me 2 shkurt, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka thënë atij të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës se ka qenë pjesë e SHIK-ut. Madje Molliqaj i ka thënë Konjufcës se këtë ia ka thënë vetë ai, dy javë përpara se VV-ja të shpërbëhej

Molliqaj i kishtë thënë Konjufcës se përveç me të, ai kishte folur edhe me deputetin tjetër të PSD-së, Sali Salihun, gjë të cilën Konjufca e kishte mohuar.

Mirëpo, i ftuar në emisionin Frontal në T7, Salihu sot ka konfirmuar se Konjufca i kishte thënë se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Nuk e di në çfarë mënyre e ka folë Glauku, por në momentin kur ata të dy kanë debatuar në Kuvend dhe është kry debati, posa doli në korridor Glauku – unë flas me të lirshëm jemi shokë. I thashë Glauk a përnjëmend ke qenë në SHIK a? Më tha po, kam qenë por ka qenë shumë herët. Unë i thashë krejt në rregull se unë nuk e shoh tragjike me qenë në SHIK, dorën në zemër SHIK-u ka qenë një organizatë për të mirën e vendit, është keqpërdor por ata e dinë më së miri kush e ka keqpërdorë”, është shprehur Salihu.

Madje Salihu ka thënë se po të ishte vetë pjesë e SHIK-ut, nuk do ta mohonte.

“Po të isha unë ndonjëherë, pse mos me tregu? ShIK-u ka qenë për të mirën e vendit, individët mund të bëjnë gabime por nuk mund të njollosen të gjithë për shkak të individëve. Glauku le ta sqarojë në çfarë mënyre e ka thënë, mua më ka thënë që ka qenë pjesë e tij por shumë herët”, ka theksuar Salihu.

Ndërkaq pas deklaratave të Molliqajt, Konjufca ka ushtruar padi për shpifje ndaj tij.