Fjalë Kyçe

Petrit Selimi e quan ‘Premtim Bosh’ Mogherinin

Petrit Selimi e quan ‘Premtim Bosh’ Mogherinin

Numër i madh i qytetarëve të Kosovës ia kanë përkujtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini premtimet që ajo i kishte dhënë para një viti për liberalizimin e vizave.

Një vit pas ratifikimit të demarkacionit, që përbënte kushtin e fundit për liberalizim të vizave, Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave.

“Lajme të mira nga Prishtina: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Kosova po shkon drejt liberalizimit të vizave”, kishte shkruar ajo.

Ndërsa Petrit Selimi i ka quajtur premtime bosh, deklaratat e Mogherinit.

“E dashura Premtim Bosh, gëzuar përvjetorin. Shpresoj të harrohesh shpejt në luginën e ëndrrave të thyera, pritjeve të gjata për liberalizim të vizave dhe izolim të plotë, të ftohtë dhe të pangopur. I juaji, në një qosh!”, ka shkruar Selimi në Twitter.