Fjalë Kyçe

Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri para tri orëve në kryeqytet.

Rastin në fjalë për Indeksonline ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në bazë të informacioneve të para viktima është dërguar për trajtim mejkësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ( sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë) ndërkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njejti po kërkohet nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.