Fjalë Kyçe

Plagoset një person pas një gjuajtje me armë në Prishtinë

Plagoset një person pas një gjuajtje me armë në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka pasur gjuajtje më armë. Policia e Kosovës ka treguar se në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

“Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me arme ne rrugën “Azem Bejta” në Prishtine.  Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet policore te cilat kane hasur një person te plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, ndërkohë qe hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me ketë ngjarje’, ka treguar për Express, zëdhensja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.