Fjalë Kyçe

Policia arreston një person në zebra, nuk iu bind urdhrave

Policia arreston një person në zebra, nuk iu bind urdhrave

Policia shumë shpesh del në vendkalimin e rregulluar për këmbësorë (zebra) në vende të ndryshe për të rregulluar qarkullimin e komunikacionit në pjesë të ndryshme të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

E ata shihen shumë shpesh në lagjen “Lakrishtë”.

Me qëllim të mos krijimit të ngarkesës së madhe në trafik, Policia të mërkurën po kryente kontrollet e përditshme aty, të cilët po jepnin urdhra për ndalimin dhe qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Por një person ka vendosur të mos u bindet urdhërave të zyrtarëve policorë, shkruan Indeksonline.

Në i ri është arrestuar sot nga Policia pasi që nuk iu bind urdhrave të tyre, që të ndalet para vendkalimit të këmbësorëve derisa të lëvizin automjetet.

Në një video që ka siguruar Indeksonline shihet se si e shtrijnë këtë person në rrugë pasi vepron “krye në vetë”, shkruan Indeksonline.