Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës asgjëson një plantacion tjetër të dyshuar me lëndë narkotike

Policia e Kosovës asgjëson një plantacion tjetër të dyshuar me lëndë narkotike

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK)  ka implementuar  planin operativ “Kontroll nga ajri”, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar meidentifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra.

Pas identifikimit të lokacionit  janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjesuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat.

Pas shkatrrimit të bimeve të dyshuara narkotike është kompletuar rasti, i cili i dorzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore./Gazeta Alo/