Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Mbrëmë në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë është futur në brendësi të një lokali.

Policia ka njoftuar se shkaqet e aksidentit kanë ardhur si pasojë e mos përshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së veturës.

“Ju informojmë se me datën 12.11.2019 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku. Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa i dyshuari me veturën e tipit Audi me targa vendore duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë del jashtë rruge në të djathte duke hyr në brendësi të një lokali”.

Tre persona janë të lënduar si dhe si pasojë e këtij aksidentit është dëmtuar një lokal pronë private, njofton policia.

“Si pasoje këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe është dëmtuar një lokal pronë private, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve (NJRKRR) janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikaten e policisë.