Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin tek ‘konviktet’, ka edhe të lënduar

Policia jep detaje për aksidentin tek ‘konviktet’, ka edhe të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar pas aksidentit që ka ndodhur sot në Prishtinë më saktësisht tek ‘konviktet’.

Policia e Kosovës ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve, në afërsi të konvikteve në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rasti po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.