Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në plazhin e Durrësit

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në plazhin e Durrësit

Ditën e sotme një trup i pajetë i gjinisë mashkullure, është nxjerrë nga deti në Durrës.

Lidhur me ngjarjen, autoritetet kanë bërë verifikimet e nevojshme.

Nga rezultatet, konstatohet që në trupin e gjetur nuk ka shenja dhune,  po ashtu nga ekspertiza e jashtme mësohet se trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellur.

Policia bën me dije se trupi ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.