Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për “mjetet shpërthyese” në Këshill Gjyqësor dhe Prokurori Speciale

Policia jep detaje për “mjetet shpërthyese” në Këshill Gjyqësor dhe Prokurori Speciale

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale, për të cilin Gazeta Express raportoi e para.

Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonale të Prishtinës, tha se pasi kanë pranuar informarën se ka mjete shpërthyese pranë dy objeketeve në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia ka ëndalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy  objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen  mjete  te dyshuara shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, tha Ahmeti për Express.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rruga “Luan Haradinaj” është bllokuar nga policia të cilët po kontrollojnë nëse ka ndonjë mjet shperthyes pranë këtyre objekteve. Po ashtu punëtorët janë avakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale