Fjalë Kyçe

Prokuroria, nis hetimin për shitjen e biletave online

Prokuroria, nis hetimin për shitjen e biletave online

Prokurori i Shtetit, njofton se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si edhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike Kosova- Anglia.

“Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka nisur hetimet që nga 15 tetori 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike midis Kosovës dhe Malit të Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinioni publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Shtetit.