Fjalë Kyçe

Protestë në Deçan kundër hidrocentraleve të paligjshme

Protestë në Deçan kundër hidrocentraleve të paligjshme

Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan, të shtunën me datën 13 Korrik, nga ora 11:00, kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Me këtë protestë kërkohet ndërprerja e operimit ilegale të HEC-it Deçan dhe Belaja.

Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, tek hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për tek Gushavci.

Protesta është thirrur pasi që Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të mërkurën ka vendosur që përsëri të shtyej afatin për KELKOS që të siguroj lejet mjedisore të nevojitura për hidrocentralet e tyre që janë duke operuar ilegalisht në Deçan.

Në njoftim thuhet se ZRrE kishte dhënë 90 ditë për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit edhe në Lumbardh II në pronësi të KELKOS, për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme, ku që nga viti 2014 ZRrE ështu duke raportuar në mënyrë vjetore që KELKOS është duke operuar ilegalisht me 3 hidrocentrale në Deçan dhe ka lejuar që kjo të vazhdoj për 5 vite”, thuhet në njoftim.