Fjalë Kyçe

Publikohet video e prizrenasit duke vjedh biçikletën

Publikohet video e prizrenasit duke vjedh biçikletën

Një person, ka arritur që ta vjedhë një biçikletë në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën De Rada në Prizren, saktësisht afër Stacionit të Autobusëve dhe Ambulancës.

Akti i tij është kapur nga kamerat e sigurisë, dhe shihet se me shumë lehtësi, vetëm e merr biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

“Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së biçikletave. Shumë shpejtë ata do të kapen për shkak se ka dëshmitarë dhe pamje nga kamera e sigurisë” ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Prizrenit.