Fjalë Kyçe

Punëtorët bien nga skela, ndërron jetë njëri prej tyre

Punëtorët bien nga skela, ndërron jetë njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Disa punëtorë kanë rënë nga skela dhe për rrjedhojë 4 prej tyre janë plagosur. Dy punëtorë u çuan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjera u bllokuan nën rrënoja.

Policia bën me dije detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ku mësohet se njëri prej punëtorëve nën rrënoja ka ndërruar jetë. Uniformat blu njoftuan se pas ngjarjes, kanë shoqëruar administratorin që drejtonte punimet.

Ndërkaq, në Spitalin e Traumës në Tiranë janë dërguar dy punëtorë. Ata janë Genti Bardhi dhe Euglidios Lika. Të dy kanë marrë plagë në gjithë trupin. Një prej punëtorëve gjendet akoma nën rrënoja.

Po punohet për nxjerrjen e punëtorit tjetër. Punëtorët kishin mbaruar punimet, ndërsa çmontonin skelat, kur këto të fundit janë rrëzuar.