Fjalë Kyçe

Punëtorët e RTK-së sot nisin një peticion kundër Ligjit për Pagat

Punëtorët e RTK-së sot nisin një peticion kundër Ligjit për Pagat

Sindikata e Punëtorëve të RKT-së, ka njoftuar se sot të do nis një peticion për të kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për Pagat.

Përmes një njoftimi për media, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, ka bërë të ditur se nga sot do të vendosë në katër kanalet dhe dy radiot peticion për ta kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat, ku me vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës RTK shndërrohet në medium shtetëror, gjë kjo e papranueshme për ta.

“Andaj ju bëjmë thirrje ta nënshkruani të gjithë këtë peticion, ndërsa ne pastaj do ta dërgojmë tek Avokati i Popullit dhe më pastaj në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarim”, thuhet në njoftimin e SPERTK-së.

Kujtojmë se qysh në fillim punëtorët e RTK-së e kanë kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për Pagat.