Fjalë Kyçe

Punimet në magjistralen Deçan-Gjakovë, krijojnë kolona të gjata të veturave

Punimet në magjistralen Deçan-Gjakovë, krijojnë kolona të gjata të veturave

Punimet për rregullimin e magjistrales Gjakovë-Deçan që kjo rrugë të bëhet me katër shirita, po shkaktojnë kolona por edhe po pengojnë bizneset.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se faza e parë e punimeve përfundim në fillim të gushtit, ndërsa për kolonat, rekomandoi të shfrytëzohen rrugët alternative.
Punimet që nisën në rrugën “Fatmir Nimanaj” ne dalje te Deçanit kane shqetësuar shitësit te cilët thonë se po i dëmtojnë shumë. Në fakt, prej kur nisi revitalizimi i rrugës që do të jetë katër trakësh, këto biznese pësuan keq meqë punimet nuk u kryen ende.

“Bizneset do të jenë më të dëmtuarat në situatën kur bashkatdhetarët vetëm sa kanë filluar të vijnë dhe tollovitë tashmë janë krijuar në komunikacion. Ka ndodhur që qytetarët të gjobitën duke mos e ditur nëse rruga është njëkahëshe apo jo”, tha për RTV Dukagjinin, Adem Lushaj.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se rruga ka qene domosdoshme, dhe punimet e fazës se pare do të përfundojnë në fillim te gushtit.

“Shpeshherë gjërat nuk varen vetëm nga ne. Janë kategori buxhetore të caktuara që nëse nuk i shfrytëzon në kohën e duhur atëherë Qeveria ka të drejt të tërheq buxhetin që ta ka dhënë për projektin e caktuar. Në këtë rast ne kemi tenderuar nga muaji maj. Në muajin qershor kemi pasur një kompani që ka fituar tenderin dhe fatmirësisht nuk kemi pasur ankesa në procedurë dhe kemi filluar punën”, tha Bashkim Ramosaj.

Ai me tutje shtoi se janë edhe disa rrugë alternative ku qytetaret nuk kane nevojë te presin në kolona.
“Kemi punuar rreth një muaj e gjysmë që të krijojmë rrugë alternative. U kemi shtruar edhe asfaltin dhe vendosur sinjalistikat. Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë”, tha më tej Bashkim Ramosaj.
Banoret kërkuan që të rritet dinamika e punës sidomos në disa segmente të ndjeshme dhe të frekuentuara.