Fjalë Kyçe

Punimet në rrugë, Komuna e Prishtinës njofton për devijim të linjës së ‘Trafikut Urban’

Punimet në rrugë, Komuna e Prishtinës njofton për devijim të linjës së ‘Trafikut Urban’

Sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve në rrugën ‘Nazim Gafurri’, për shkak të punimeve të asfaltimit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook.

Lidhur më këtë, ka njoftuar edhe qytetarët frekuentues të trafikut urban me numër katër.

“Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.