Fjalë Kyçe

Qentë endacak rrezikojnë jetën e pacientëve dhe personelit shëndetësor në QKUK (Video)

Qentë endacak rrezikojnë jetën e pacientëve dhe personelit shëndetësor në QKUK (Video)

Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave.

Madje, siguri nuk kanë as edhe pacientët e punëtorët shëndetësor që punojnë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Në një video që një lexues i ka dërguar Indeksonline, shihen dhjetëra qe në oborrin e ShSKUK-së.
Por, pamje të ngjashme, kemi çdo mëngjes thuajse në çdo pjesë të vendit, veçmas në orët e para të mëngjesit.
E, numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK pikërisht nga kafshimet e qenve nuk ishte dhe i vogël gjatë këtij viti.

Lindita Ajazaj – Berisha, u.d e drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK kishte thënë për Indeksonline se deri në fund të muajit tetor kanë qenë afro 350 raste të sulmeve nga qentë, kryesisht atyre endacakë.

Ndryshe, thuhet se në nivel vendi janë rreth 150.000 qen endacakë. E rreziku më i madh nga ta vjen kryesisht në sezonën dimërore.