Fjalë Kyçe

Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame

Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj.

Si pikë e parë e rendit të ditës është vendosur ndarja e mjeteve financiare për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Me këtë rast, Qeveria ka ndarë 20 mijë euro në shenjë solidariteti dhe përkrahjes për rindërtimin e saj, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri, raporton lajmi.net.

Mjetet ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje, qeveria ka zgjedhur Burim Ramadanin, koordinator nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.