Fjalë Kyçe

Radovan Karaxhiq dënohet me burg të përjetshëm

Radovan Karaxhiq dënohet me burg të përjetshëm

Dhoma e Apelit e ka dënuar Radovan Karaxhiqin me burgim të përjetshëm.

Gjykata e OKB-së ka dhënë vendimin final për Radovan Karaxhiqin.

Kjo Gjykatë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin, ish-kreun serb që bëri  gjenocid ndaj popullatës civile në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Karaxhiqi më parë ishte dënuar me 40 vjet burgim, por që sot është amrrë vendimi final me burgim të përjetshëm.

Karagjiq është i dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje, përkatësisht gjenocidin që ka kryer gjatë periudhës së luftës.

Ndryshe, gjenocidi është definuar si një veprim i planifikuar me qëllim të shkatërrimit të një grupi kombëtar, etnik, racial ose fetar.

Kjo është mënyra se si në Srebrenicë, forcat serbe planifikuan dhe ekzekutuan gjenocidin.