Fjalë Kyçe

Reagon Hykmete Bajrami ndaj deklaratës së Bekë Berishës për punësimin e burrit të saj në Telekom

Reagon Hykmete Bajrami ndaj deklaratës së Bekë Berishës për punësimin e burrit të saj në Telekom

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të AAK-së Bekë Berisha për punësimin e burrit të saj në Telekom.

Përmes një reagimi dërguar Gazetës Express, Bajrami ka sqaruar se burri i saj është pjesë e kësaj ndërrmaje publike që nga viti 2006, duke shtuar se që nga atëherë nuk është ngritur në pozitë.

Bajrami në reagim thotë se burri i saj atëkohë është punësuar përmes konkursit.

Reagimi i saj:

Dje ne Frontal (nuk e kam pa por me treguan) eshte raportuar se bashkshorti i Hykmete Bajramit punon ne Telekom, mandej ne Pressing deputeti Beke Berisha paska ofenduar keq. Ju informoj se bashkshorti im Nazmi Zeqiri ka fillu punen ne Telekom ne vitin 2006, qe nga fillimi ka poziten e njejte, eshte punesuar permes konkursit, ne kohen kur menaxhmemti ka qene nderkombetar. Ne ate kohe une kam punuar ne Shtyllen e IV te UNMIK-ut, ne politike kam hy ne vitin 2010.