Fjalë Kyçe

Komandant Remi reagon ndaj dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Komandant Remi reagon ndaj dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Ish komandanti i Zonës Operative së Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Remi, ka reaguar lidhur me ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt.

Mustafa, i cili po ashtu është ftuar nga Gjykata Speciale, siç kishte thënë vet ai në cilësinë e “dëshmitarit të dyshuar”, ka thënë se pret që Specialja do ta zgjerojë fushëveprimin e saj.

Remi ka thënë se pret që nga Gjykata Speciale të ndiqen ata që kanë keqpërdorur asetet kombëtare.

“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka shkruar ai.

“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara”, ka thënë Remi.

Ish-komandanti u UÇK-së është shprehur i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka pasur krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte.

“Fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka deklaruar Remi.