Policia në Prishtinë ka arrestuar një person si të dyshuar se ka rrahur gruan e tij.
Sipas Policisë i dyshuari për shkak të mosmarrëveshjeve e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.