Fjalë Kyçe

Rrahen disa nxënëse të shkollave të mesme në Prishtinë

Rrahen disa nxënëse të shkollave të mesme në Prishtinë

Nxënëset e dy shkollave të Prishtinës, janë rrahur sot keq mes vete, shkruan Insajderi.

Rastin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Pesë nxënëse janë të dy shkollave të mesme të Prishtinës, ndërsa Express mëson që njëra nga to është nga shkolla e mesme “Gjin Gazulli”.