Dy persona në Lipjan janë rrahur për shkak të një mos marrëveshjeje që kishin pasur mes vete, njofton policia, shkruan GazetaAlo.
Por duket se situata mes këtyre dy personave ka eskaluar, pasi që gjatë rrahjes lëndime trupore kishin pësuar edhe dy dëshmitare femra, të cilët posedojnë raport mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GazetaAlo/