Fjalë Kyçe

Rrahje mes nxënësve në Lipjan, policia ndërhyn ashpër për arrestimin e tyre

Rrahje mes nxënësve në Lipjan, policia ndërhyn ashpër për arrestimin e tyre

Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur të enjten në Lipjan, si pasojë disa persona janë lënduar.

Telegrafi mëson se njësitet e policisë, me të marrë informacion kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në një video që ka siguruar Telegrafi, shihen përleshja e nxënësve mes vete, gjithashtu ndërhyrja e policisë.

Sipas pamjeve të kamerës së sigurisë të një marketi, policia ka ndërhyrë dhunshëm duke tentuar t’i arrestojë personat në fjalë.

Ndërkaq shihet njëri nga ta që tenton t’i rezistojë policisë e që këta të fundit e prangosin dhunshëm.