Fjalë Kyçe

Rrahje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Rrahje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Tringë Smajli”, ka njoftuar policia.

“Janë arrestuar tre persona dy meshkuj K/Turq dhe një mashkull K/Shqiptar, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje, si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.